Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”.
Një autobot i ngarkuar me lëndë hidrokarbure është përplasur me një mjet bujqësor. Nga përplasja ka humbur jetën në spital drejtuesi i autobotit.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesi i mjetit bujqesor në Komisariatin e Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.