Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë pranë kryqëzimit të Gjadrit, në superstradën Lezhë–Shkodër.
Sipas të dhënave paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe, si pasojë, raportohet për tre persona të plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulancat dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po ofrojnë ndihmën e nevojshme, ndërsa të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për trajtim mjekësor.
View this post on Instagram

