Aksident në aksin Levan-Fier/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, një i plagosur

schedule11:25 - 26 Shtator, 2024

schedule 11:25 - 26 Shtator, 2024

Një aksident është regjistruar mesditën e së premtes në aksin Levan-Fier, në vendin e quajtur Kthesa e Liqenit.

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi raporton se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Dyshohet se drejtuesi 31-vjeçar  i cili mbeti i plagosur, ka humbur kontrollin e automjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al