Moti i keq ka shkaktuar aksidentin e parë për ditën e sotme në rrugën Kukës- Morinë. Një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë dy gra kanë mbetur të plagosura. Ato ndodhen në spitalin e Kukësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë dëbora dhe prezenca e shtresave të akullit në rrugë./abcnews.al/