Aksident në aksin “Fier-Levan”/ Automjeti humb kontrollin, dëmtohet drejtuesi

schedule13:45 - 18 Tetor, 2024

schedule 13:45 - 18 Tetor, 2024

Një aksident ka ndodhur në aksin “Fier-Levan”. Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi, i cili ndodhet në spital, ku merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Fier-Levan”, shtetasi 63 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasoajë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.