Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në aksin “Çermë-Lushnjë”. Mësohet se një 74-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Ai është dërguar menjëherë n spital, por ka humbur jetën për shkak të problemeve shëndetësore.
Njoftimi i Policisë:
Në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, shtetasi 74 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasi është dërguar në spital, por ka humbur jetën, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.al