VIDEO/ Aksident në aksin “Bilisht-Miras”, përplasen dy makina, dëmtohen shoferët

schedule15:48 - 13 Shkurt, 2024

schedule 15:48 - 13 Shkurt, 2024

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor “Bilisht-Miras”. Mësohet se janë përplasur dy automjete dhe si pasojë janë dëmtuar dy shoferët.

Sakaq, raportet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 13.02.2024, rreth orës 15.20, në aksin rrugor “Bilisht-Miras”, pranë kryqëzimit të fshatit Kuç, automjeti tip “Isuzu” me drejtues shtetasin 53 vjeç, banues në Kuç është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin 26 vjeç, banues në fshatin Përparimaj.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spitalin e Bilishtit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al