Një aksident i rëndë ka ndodhur në Marvegia Spanjë. Një burrë, identiteti i të cilës nuk dihet ende ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në ambientet e brendshme të disa dyqaneve.
Të paktën 5 persona janë plagosur. Policia e Marvegia nuk ka dhenë asnjë detaj në lidhje me incidentin, por gazeta El Espanol raportoi se shoferi ishte një djalë i ri, i cili ishte në makinë me prindërit e tij.
Polica ka hedhur poshtë dyshimet se incidenti mund të ketë qenë i lidhur me terrorizmin./abcnews.al