Aksident me katër të lënduar, arrestohet 63 vjeçari në Devoll

schedule09:25 - 17 Gusht, 2021

schedule 09:25 - 17 Gusht, 2021

Një 63 vjeçar ka rënë në prangat  policisë së Devollit, i cili dje në aksin rrugor Trestenik-Vishocicë, Devoll, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona.

“Shkeli rregullat e qarkullimit rrugor dhe u largua nga vendi i aksidentit, vihet në pranga drejtuesi i mjetit.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. H., 63 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll, pasi dje në aksin rrugor Trestenik-Vishocicë, Devoll, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Për pasojë kanë marrë lëndime 4 pasagjerë që ndodheshin në këtë mjet, të cilët morën mjekim në Spitalin e Bilishtit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!