Një aksident me tre të plagosur është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Gazetari Aldo Kozarja raporton se aksidenti ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Bishqem.
Në aksident janë përfshirë një “Benz” me drejtues V. R., 37 vjeç banues në Cërrik me një “Land Rover” me drejtues K. S., 36 vjeç, banues në Kavajë. Dy nga të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, njëri rëndë.
Nga të dhënat e para mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Ndërkohë që po sonte në Rrogozhinë u përplas një ambulancë me një makinë tip “Benz” duke lënë gjashtë të plagosur, mes tyre një infermier. Brenda pak orëve bilanci është 9 të plagosur./ db/Abcnews.al