Përplasje masive në Milot-Mamurras, aksidentohet eskorta e Sali Berishës

schedule20:33 - 26 Nëntor, 2021

schedule 20:33 - 26 Nëntor, 2021

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e autostradës Milot- Mamurras. Janë përplasur me njëra tjetrën katër makina dhe njëra prej tyre shoqëronte ish-kryeministrin Sali Berisha në takimin e sotëm të “Foltores”.

Pas përfundimit të takimit në Kurbin, gjatë kthimit për në kryeqytet njëra nga makinat e eskortës së Berishës është përfshirë në aksident. Të përfshirë në aksident janë makina me shofer Albin Menitoviç 27 vjeç nga Prishtina, i cili ka goditur mjetin me drejtues Sali Lazri 28 vjeç nga Tirana, e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës Berishës. Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3  persona.  Ata janë Edi Sinani, Albinin Menitoviç e Sali Lazri. Ata po marrin mjekim në urgjencën e Laçit.

Grupi shoqërues i Berishës pretendon se i ka dalë para një makinë kundravajtje, e cila sipas tyre ka shkaktuar aksidentin. Makina ku udhëtonte Berisha sipas personave pranë stafit të ngushtë të tij nuk është aksidentuar. Ende nuk janë mësuar detaje të tjera si ka ndodhur aksidenti.

Foltoren me demokratët e Kurbinit, ish-kryeministri e nisi me një minutë heshtje për 51 viktimat e tërmetit të dy viteve më parë, teksa e cilësoi ngjarjen krim shtetëror. Edhe në këtë Foltore nuk munguan akuzat për Bashën të cilit i kujtoi sërish dy dosjet, atë “Muzin” dhe”Toyota Yaris”, duke thënë se hetimet për lobimin u mbyllën me ndërhyrjen e Kryeministrit Rama pa u dhënë drejtësia.

be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!