Aksident i trefishtë në Librazhd, shpëtojnë  pa dëmtime shoferët

schedule18:21 - 20 Korrik, 2021

schedule 18:21 - 20 Korrik, 2021

LIBRAZHD- Një aksident i trefishtë ka ndodhur në Librazhd, në vendin e quajtur Çezma e Miftarit.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur persona të plagosur rëndë, por shoferët e makinave kanë pësuar tronditje.

Në këtë aksident janë përfshirë një makinë tip “Benz” me targa AB 025 BM, një “mini bus” me targa AA 919 RU si dhe një kamionçinë me targa, PG 3966 B. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur të plotë aksidentin në fjalë. e.l/abcnews.al/