Aksident i trefishtë në aksin Ura e Leklit-Permet, disa të lënduar, mes tyre edhe fëmijë

schedule20:54 - 29 Gusht, 2024

schedule 20:54 - 29 Gusht, 2024

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin nacional Ura e Leklit-Permet. Tre automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Në dy automjete udhëtonin turistë të huaj, një familje franceze dhe një familje polake. Për pasojë kanë mbetur të lënduar.

Automjeti me targa polake ka goditur automjetin e marrë me qera nga familja franceze dhe më pas është përplasur me një automjet tip “Mercedez Benz”. Mes të lënduarve janë edhe tre fëmijë dhe nëna e tyre, të cilët u dërguan për trajtim mjekësor në spitalin e Gjirokastrës.

/abcnews.al/