Një aksident ka ndodhur në Elbasan mes dy autoveturave dhe një motori, teksa drejtuesi i këtij të fundit është plagosur rëndë.
Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur drejtues i motoçikletës shtetasi K.Rr., 30 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Elbasan/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Mengël, Elbasan, mjeti tip “Bmv”, me drejtues shtetasin G.Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Mengël, është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin H.S., 31 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan dhe me motoçikletën me drejtues shtetasin K.Rr., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtues i motoçikletës shtetasi K.Rr., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.