Të paktën 7 persona mbetën të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur ditën e diel, si pasojë e një incidenti hekurudhor të ndodhur në lindje të Indisë. Të paktën 11 vagonë dolën nga shinat në një stacion të shtetit të Biharit, 50 kilometra larg shtetit qendër, Patna. Incidenti konsiderohet një ogur i zi për hekurudhat e Indisë, të njohura për problematikën e tyre për shkak të mbipopullimit. Vitin e kaluar 60 persona humbën jetën kur një tren pasagjerësh që po udhëtonte me shpejtësi të lartë depërtoi mes një turme njerëzish që rrinin pranë shinave në lindje të Indisë. Hekurudhat shtetërore të vendit aziatik, të ndërtuara kryesisht gjatë regjimit kolonial, kanë probleme serioze sa i takon sigurisë për shkak se në dekada kanë munguar investimet për mirëmbajtjen e tyre. Vlerësohet se rrjeti hekurudhor në vendin aziatik përdoret nga 23 milionë persona në ditë./abcnews.al