Një aksident me pasojë vdekjen e një 55 vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.
Mësohet se 55 vjeçari ka qenë një kalimtar i rastit i cili është ende i pa identifikuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti të rëndë ndërkohë që me anë të një informacioni paraprak bëhet me dije se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi paraprak i policisë:
“Rreth orës 21:15, në rrugën “Teodor Keko”, automjeti me drejtues E. S., 32 vjeç ka goditur një këmbësor rreth 55 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit shtetasi E. S është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e 55 vjeçarit që ndërroi jetë”./abcnews.al