Policia e Tiranës ka njoftuar se një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mesditës së sotme në rrugën dytësore Tiranë –Durrës pranë City Park.
Mësohet se një 30-vjeçare ka humbur kontrollin e automjetit i cili ka dalë nga rruga e për pasojë drejtuesja ka humbur jetën.
Ajo është identifikuar si E.D, 30 vjeç ndërkohë që policia ka njoftuar se po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.07.2020, rreth orës 12:35, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, tek City Park, mjeti me drejtuese shtetasen E.D., 30 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al