Një 35-vjeçare humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën pasi u përplasën nga një makinë në Sarandë. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e të premtes në afërsi të liqenit në fshatin Mursi. Sipas uniformave blu, këmbësorët u goditën nga një makinë tip “Benz-2500” që drejtohej nga 21-vjeçari Orges Metro.
P%r pasojë humbi jetën Leonarda Boro si dhe u dëmtuan Sajmir Stolla, 33 vjeç dhe Gentian Stoqeni, 38 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet në lidhje me përcaktimin e shkakut dhe të sqarimit të rrethanave të aksidentit të rëndë./abcnews.al