Një person ka mbetur i vdekur e dy të tjerë kanë marrë lëndime nga një aksident në Lluzhan të Podujevës.
Sipas Policisë, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura, njëra prej të cilave është përplasur në fund me tabelën e një biznesi.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi njofton se nga aksidenti ka mbetur i vdekur një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
“Është njoftuar edhe emergjenca dhe njësia e zjarrfiksave. Njësitë në vendin e ngjarjes kanë njoftuar, se mjeku në vend ngjarje ka konstatuar se një person ka ndërruar jetë. Dy persona tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë. Në aksident janë të perfshira dy automjete”, ka thënë Krasniqi. /abcnews.al