Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin Tepelenë-Gjirokastër.
ABC mëson se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:10, ndërsa të plagosurit janë shoferi R. K., rreth 35 vjeç, banues në Skrapar, pasagjerët, shtetasit J. T., 56 vjeç, banues në Greqi dhe S. C., rreth 50 vjeç, banues në Tepelenë. Ata po marrin ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër.
Mësohet se aksidenti është shënuar në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, ndërsa makina tip Peugeot, ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra në humnerë. Fatmirësisht makina nuk ka përfunduar në lumë. /abcnews.al/