Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shijak.
Një 43 vjeçar duke drejtuar motorrin ka humbur kontrollin dhe nga përplasja ka humbur jetën.
Ndërkohë policia ka nisur një informacion paraprak ku ka njoftuar se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Informacioni paraprak i Policisë së Durrësit:
“Durrës/Informacion paraprak
Më datë 15.04.2020, rreth orës 21: 10, në Shijak, shtetasi R.Sh., 43 vjeç, banues në lagjen Kodër,Shijak, duke drejtuar motorrin tip “Yahama”, ka humbur kontrollin e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes“./abcnews.al