Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në Lushnje ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, ku makina me drejtues Xhezmi Oshafi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe një 22-vjeçare e identifikuar si Aurora Basha e cila ka qenë pasagjere.
Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe identifikimin e viktimave.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe A. B., 22 vjeçe, banuese në Lushnje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcneews.al