Një aksident i rëndë ka ndodhur në Laç, pranë mbikalimit te Patokut. Abcnews.al mëson se një i ri, i cili udhëtonte me mortor ka humbur kontrollin, për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën lëvizte.
Si pasojë, i riu ka marrë plagë të rënda. Ambulanca e spitalit të Laçit ka mbërritur në vendngjarje për të marrë të riun, ndërsa është dërguar te Trauma në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Sakaq, policia po heton shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. g.v/abcnews.al