Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Mësohet se në vendin e quajtur Ura e Leklit, drejtuesi i një automjeti tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe i ka hyrë mes për mes barrierës mbrojtëse.
Paraprakisht mësohet se në automjet ndodhet vetëm shoferi i cili është me shenja jete, por ka mbetur i bllokuar.
Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende. /abcnews.al/