Aksident i rëndë në Francë, ndërron jetë trajneri dhe plagosen 11 lojtarët

schedule14:03 - 16 Maj, 2023

schedule 14:03 - 16 Maj, 2023

Një lajm i rëndë dhe i trishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Francë. Një aksident i frikshëm rrugor ka ndodhur dhe ka humbur jetën trajneri 26-vjeçar i skuadrës franceze Avenir foot Lozer, Antonin Elia.

Trajneri dhe të rinjtë po udhëtonin me një furgon në turneun që duhej të luhej fundjavën e ardhshme dhe në aksident mbetën të plagosur 11 fëmijë.

Aksidenti ka ndodhur pasi furgoni është përplasur me një autobus që vinte nga sensi i kundërt dhe më pas ka dalë nga rruga. Trajneri Antonin Elia ka dërruar jetë në vend, ndërsa lojtarët e klubit, konkretisht djemtë e moshës 13-vjeçare kanë pësuar lëndime të rënda.

“Jemi në shok, jemi të gjithë në zi, i gjithë sporti ynë. Kemi marrë shumë mesazhe mbështetjeje nga futbollistët tanë, basketbollistët dhe hendbollistët tanë”, tha presidenti i klubit Fabian Bernard.

“Trajneri ishte në klub që nga viti 2020. Ai ishte i pasionuar dhe popullor, ai jetonte për futbollin. Mendimet tona janë me familjen e tij. Nderimi më i mirë që mund t’i bëjmë është të kthehet në fushë. Ne do të veshim një fanellë në ndeshjet në vijim. Në ndeshjet do të mbahet një minutë heshtje”, ka përfunduar ai./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!