Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e së shtunës në aksin rrugor Rrogozhinë –Lushnje.
Njoftohet se në afërsi të fshatit Dushk, E. B. Ka aksidentuar me automjetin e tij një 60-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë. Për pasojë, L. Sh., ka gjetur vdekjen. Drejtuesi i Benz-it është shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet proceduriale.
Njoftimi:
Lushnje
Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor Rrogozhinë –Lushnje, në afersi të fshatit Dushk, shtetasi E. B. duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin L. Sh., 60 vjeç, banues në Lushnje, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/