Momente paniku dhe të frikshme për futbollistët dhe stafin teknik të skuadrës Erzgebirge Aue. Klubi i Bundesliga 2 do të luante në transfertë sot kundër Nuremberg, por autobusi i ekipit është aksidentuar.
Ngjarja ka ndodhur në orën 17:30 në autostratën A72 në Hartenstein. Në autobus, ishin 15 futbollistë, trajneri Dirk Schuster dhe stafi i tij. Autobusi është goditur me shumë pjesë nga një makinë tjetër.
Shkak për këtë aksident ka qenë një BMW, makinë e cila ka ardhur me shpejtësi nga anash dhe ka goditur autobusin e ekipit. Makina tip BMW është shkatërruar totalisht dhe copat e saj, kanë goditur autobusin e Aue, duke bërë që të gjithë njerëzit brenda, të jenë në panik./abcnews.al