Portieri i Manchester United, Sergio Romero, ka pësuar një aksident me makinë këtë mëngjes. Argjentinasi ka përplasur Lamborghinin e tij me bordurat e rrugës, kur ai po shkonte në qëndrën stërvitorë të United.
Incidenti ndodhi në afërsi të fushës stërvitore Carrington, ku rruga ishte e ngrirë nga temperaturat e ulëta në Manchester. Fatmirësisht, numri 2 i portës së ‘Djajve të Kuq’ nuk pati asnjë dëmtim dhe sipas gazetarit të ‘BBC Sports’, Simon Stone, Romero arriti në kohë në stërvitje.
Dëmin më të madh e ka makina e portierit, Lamborghini 170.000 £, e cila ka mbetur e përplasur mes bordurave të rrugës. Romero u transferua në Premier League në vitin 2015, ku erdhi si zëvendësuesi ideal i De Geas. Ish-portieri i AZ Alkmaar numëron 9 paraqitje këtë sezon në të gjitha kompeticionet, ku e ka mbajtur plot 7 herë portën e paprekur. Romero ishte në stol ditën e djeshme, ku United u mposht 2-0 nga Liverpool në ‘Anfield Road’. /abcnews.al
— UNITED (@unitedaaaaw) January 20, 2020