Pak ditë më parë, u hap për qarkullim aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar, një autostradë e Kategorisë A të BE-së dhe pjesë segmenti i parë i Korridorit Blu. Qytetarët që kanë pasur mundësi të kalojnë nëpër këtë aks të ri shprehen optimistë ndërsa thonë se i ka ndihmuar shumë sidomos në lehtësimin e trafikut.
“Shkojmë, vijmë shumë shpejt”, u shpreh një qytetar. “Shumë mirë, evropiane, na ka kryer shumë punë. Për ne që punojmë me treansport, trafik s’ka.”, tha një tjetër.
Një lehtësim është edhe për ata që duhet të përshkrojnë përditë këtë rrugë për shkak të punës.
“Shumë mirë është, bravo qeverisë që e ka bërë. Na ka lehtësuar goxha sidomos ne që punojmë përditë këtej.”, tha një drejtues makine.
“Si në Evropë. Unë kam jetuar në Itali dy vite. Kam ardhur këtu për të hapur biznes, me standardet e Evropës.”, shtoi një tjetër.
/abcnews.al