Manchester United bashkohet në garën për shërbimet e mbrojtësit Ozan Kabak të Schalke 04. Liverpool dhe Milan janë klubet e lakuara më së shumti si të interesuara, ndërkohë nga ana tjetër klubi mbretëror është gati ta shesë për shumën e 30 milion eurove.
Sigurisht me këtë shifër kuqezinjtë zor të përfshihen në ankand, ndaj gara për Kabak mund të jetë angleze. United ndërkohë mund të shohë edhe një lojtar në dalje drejt Gjermanisë dhe bëhet fjalë për një nga të rinjtë e talentuar.
Bëhet fjalë për Brandon Williams, 20-vjeçarin që luan si mbrojtës i majtë. Bayer Leverkusen, sipas Sky Germany, po tenton ta transferojë në Bundesliga përfundimisht dhe jo në huazim. /abcnews.al