Aksi Elbasan – Qafë Thanë/ Segmenti i katërt i rrugës përfundon në shtator 2025

schedule15:31 - 10 Maj, 2024

schedule 15:31 - 10 Maj, 2024

Punimet në aksin Elbasan-Qafë Thanë parashikohet të përfundojnë në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Zv.kryeministrja njëherësh ministre e infrastrukturës inspektoi punimet në lotin e katërt ku theksoi se ky aks rrugor është shumë i rëndësishëm pasi lidh Shqipërinë me Maqedoninë.

Sipas Ballukut midis dy vendeve do të ketë një tjetër pikë doganore përveç Qafë Thanës.

Zv.kryeministrja theksoi se ky aks rrugor është i rëndësishëm edhe për zonën e Librazhdit pasi shmang qarkullimin në zonën e banuar

Aktualisht në këtë segment rrugor nuk janë hasur probleme gjeologjike ndërsa po vijohet me procesin e shpronësimeve.aksi rrugor Elbasan – Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!