Aksi Elbasan-Papër, si pasojë e reshjeve intensive të dëborës është bërë shumë i rrezikshëm për drejtuesit e automjeteve.
Gazetari Aldo Kozare raporton se autoritetet në Elbasan nuk kanë bërë asgjë për të marrë masat ndërsa gjatë gjithë këtij segmenti mungojnë patrullat e policisë dhe ato të mirëmbajtjes së rrugës.
Në rrugë nuk janë hedhur skorie dhe kripë duke bërë këtë segment tepër të rrezikshëm. Ndërkohë, në fshatin në fshatin Shelcan, 6 automjete kanë dalë nga rruga. Për pasojë, ka vetëm dëme materiale dhe lëndime të lehta për drejtuesit. sb/abcnews.al/