Akreditohet Akademia e Sigurisë

schedule10:50 - 28 Shkurt, 2023

schedule 10:50 - 28 Shkurt, 2023

Bordi i Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, i përbërë nga ekspertë vlerësues shqiptarë dhe të huaj, me kontribut të shquar në fushën e arsimit, akreditoi për herë të parë Akademinë e Sigurisë si institucion të lartë të formimit akademik.

Ekspertët vlerësuan një sërë elementesh për këtë vendimmarrje, të tilla si: kapacitetet logjistike të Akademisë së Sigurisë, standardet europiane të kurrikulës, nivelin akademik të pedagogëve, potencialin e këtij institucioni për kërkime shkencore, si dhe rolin kyç që luan Akademia, në formimin dhe stimulin profesional të brezave të rinj që do të mbajnë peshën publike të misionit të Policisë së Shtetit.

Për rektorin e Akademisë së Sigurisë Prof.Ilirjan Mandro dhe stafin ekzekutiv të kësaj akademie, për pedagogët dhe studentët, si dhe për të gjithë Policinë e Shtetit në tërësi, akreditimi i Akademisë së Sigurisë përbën një moment të rëndësishëm në historinë e Policisë, pasi tregon efektet pozitive të reformave të ndërmarra së fundi për ridimensionimin akademik të këtij institucioni, si dhe motivon për përmbushjen e prespektivave për të ardhmen.

Akademia e Sigurisë vijon të mbetet guri i themelit të formimit të mijëra punonjësve të Policisë, të cilët gjenden sot, profesionistë dhe me integritet, përballë qytetarëve, në mbrojtje të jetës, pronës dhe të drejtave të tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!