Fiorentina ka zgjedhur trajnerin e ri. Emra si Luciano Spalletti dhe Laurent Blanc përfliteshin si zëvendësues të Montellës, por i përzgjedhuri është Giuseppe Iachini. 55-vjeçari ka një eksperiencë të madhe në Serie A, teksa ka drejtuar shumë skuadra të vogla.
Akordi mes palëve është arritur dhe zyrtarizimi është çështje orësh. Iachini ka firmosur një kontratë 18-mujore me ekipin nga Firence dhe objektivi i parë është largimi nga zona e ftohtë.
Sezonin e kaluar drejtoi Empolin e Vaeselit gjatë periudhës nëntor 2018-mars 2019. Fiorentina është ekipi i 12-të në karrierë dhe Iachini, i cili është aktivizuar si futbollist me ekipi viola (1989-1994), do të bëjë të pamundurën për të rikthyer Fiorentinën te rezultatet pozitive. /abcnews.al