Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Akord me Lille por jo me lojtarin, Juventusi fut hundët për Sanches

schedule14:49 - 10 Prill, 2022

schedule 14:49 - 10 Prill, 2022

E gjithë çështja është te paratë dhe Milani ato nuk i ka të shumta. Kuqezinjtë do tentojnë të përforcohen në verë dhe i ka piketuar disa lojtarë.

Njëri prej tyre është mesfushori Renato Sanches, për të cilin ka gjetur edhe një marrëveshje me Lille. Milani i ka gati 18 milionë euro për kartonin e portugezit.

Kampionët në fuqi të Francës janë dakord, por problemi është Sanches. Mesfushori kërkon 6 milionë euro në sezon.

Milani nuk e kap dot këtë shifër dhe në këto kushte po e monitoron situatën Juventusi, që nën rrogoz po tenton të futet në bisedime dhe ta transferojë në Torino mesfushorin. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!