Mosha nuk e vë në dyshim të ardhmen e tyre te Juventusi. Klubi bardhezi ka vendosur t’u ofrojë zgjatjen e bashkëpunimit dy prej lojtarëve me më shumë vite në skuadrën e tyre. Gazetari Fazbrizio Romano raporton se ata janë gati të firmosin marrëveshjet e reja.
Bëhet fjalë për portierin legjendar, Gigi Buffon, tashmë 42 vjeç, që pritet të zyrtarizohet edhe për nëj vit tjetër te Juventusit. E njëjta gjë edhe për kapitenin Giorgio Chiellini, i cili këtë sezon fatkeqësisht nuk ka mundur të japë dot kontributin e tij.
Gigi Buffon and Giorgio Chiellini are ready to extend their contracts with Juventus until June 2021. ?? #Juve #SerieA
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 18, 2020
Mbrojtësi kreu një operim në ligamentin e gjurit dhe për më shumë se gjashtë muaj qëndroi jashtë fushave të blerta. Chiellini do të nënshkruajë kontratën e re dhe Juventus në njëfarë mënyrë po e shpërblen atë, pasi ishte ai që bindi shokët e skuadrës, që të hiqnin dorë nga rrogat e këtyre muajve.
Fillimisht ai bisedoi me Buffon, portugezin Cristiano Ronaldo dhe mbrojtësin Leonardo Bonucci. Pasi mori “OK”-in e tyre, edhe lojtarët e tjerë pranuan të sakrifikojnë dhe të ndihmojnë klubin në këtë moment të vështirë. /abcnews.al