Këngëtarja Aroilda e ftuar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News foli për pasionin e saj për këngën, muzikën.
Gjatë intervistës foli edhe për projektin e ri muzikor, baladën “Akoma pres”, duke e vlerësuar si shumë të veçantë.
“Kam dëshirë të bëj edhe diçka më ritmike dhe tani dua të ndryshoj edhe pak stilin gjatë verës. Por ndihem mirë kur këndoj live”, u shpreh këngëtarja.
Po ashtu tregoi se që prej 2018 është pjesë e mbrëmjeve festive në kryeqytet.
Ndërsa në moshën 20 vjeç i dhuroi publikut një këngë në anglisht.
“Ka qenë një eksperiencë e bukur, dhe gjithçka e kisha krijuar vetë që nga kënga e deri tek kurimi i imazhit”, u shpreh ajo.
/abcnews.al/