BBC së fundmi ka udhëtuar drejt Shqipërisë ku ka intervistuar afgane të lajmeve Behishta Arghand e cila ndodhet e strehuar në Shëngjin.
Behishta Arghand tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës, pasi në kulmin e tensioneve ku talebanët po merrnin gjithçka, arriti të intervistonte një prej zyrtarëve të tyre. Teksa rrëfen këtë intervistim zëri i saj dridhet dhe tregon që është ende e tmerruar.
Ndërkohë BBC shkuan se ajo është një nga 1000 afganët që janë strehuar në Shqipëri.
“Po dridhesha, isha shumë e frikësuar sepse ishte hera e parë që pashë nga afër një taleban, akoma dhe tani jam e tmerruar, jam akoma e frikësuar. Nuk kisha parë më parë oqean, Shqipëria është një qytet i bukur, kemi qenë në vende të bukura, por nëse Shqipëria, nëse e gjithë bota do të kthehej në një parajsë, nuk është e rëndësishme. Shpirti dhe zemra ime është ende në Afganistan.” thotë ajo për BBC.
“Mesazhi im për talibanët është se ju morët të gjithë vendin, Por një ditë ditë do e kuptoni se ju humbët një gjeneratë. Që ishin si një diamant që ndriçonte, Ju humbët fuqinë e kësaj gjenerate. Kurrë nuk e kisha menduar që do ta lija vendin tim. Humba gjithçka që nga fëmijëria deri tani. Por tashmë u shumëzua me zero. Puna ime gjithçka. Shpresoj që të kthehem një ditë.” Tha Arghand.
Ndërkohë BBC, shkruan se Shqipëria, një nga vendet më të varfra në Europë ka shprehur gatishmërinë për të strehuar 4000 afganë. Pjesa më e madhe e tyre do të aplikojnë për viza në Amerikë dhe Kanada por kjo mund të marrë më shumë se 1 vit kohë. /abcnews.al/