Akademia e Aviacionit Civil, Et’hemaj: Duam të sjellim fëmijët nga mosha 12-18 vjeç për t’i mësuar

schedule20:51 - 14 Qershor, 2024

schedule 20:51 - 14 Qershor, 2024

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj thotë se Shqipëria ka nevojë për burime njerëzore në fushën e aviacionit civil.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Et’hemaj u shpreh se në akademinë e aviacionit civil, do të sillen fëmijët nga mosha 12-18 vjeç për t’i mësuar.

“Shqipëria, padiskutim ka nevojë për burime njerëzore në fushën e aviacionit civil, kjo nuk diskutohet. Mirëmbajtja e avionëve kërkon staf teknik dhe inxhinerë për mirëmbajtje, të cilët duhet të futen në procese trajnimi, certifikimi dhe pastaj të ushtrojnë privilegje. Ka padiskutim nevojë një rritje për burime njerëzore që njohin aviacionin civil. Ti ke nevojë për çdo staf që punon në aviacionin civil. Aviacioni civil është unik në të gjithë elemenet e vet. Ajo çka duam të bëjmë në akademi, është të sjellim fëmijë 12-vjeçarë, deri në 18-vjeçarë, të marrin ato aftësi që i kërkon aviacioni, dhe në moshën 18-vjeçare, të zgjedhin nëse do të shkojnë në universitet, ose të bëhen aset i aviacionit civil. Programi quhet Profesionisët e gjeneratës së re të aviacionit civil. Do thithim njerëz. Flasim edhe për industri të aviacionit civil. Kjo ka të bëjë me industrinë e aviacionit civil”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!