Ajsbergu gjigant i shkëputur nga Antarktida pritet të përplaset me një ishull, pasojat katastrofike

schedule16:28 - 19 Shkurt, 2021

schedule 16:28 - 19 Shkurt, 2021

Një ajsberg gjigand, i quajtur A68, i cili u shkëput nga Antarktida në 2017, rrezikon që të përplaset me ishullin e pabanuar të Atlantikut Jugor “South Georgia”. Shkencëtarët nxituan në vendin e ngjarjes në mënyrë që të dokumentojnë eventin katastrofik i cili pritet që të ketë një ndikim të madh në ekosistemin e zonës, shtëpi e balenave dhe pinguinëve.

A68 është ajsbergu më i madh në botë me një madhësi prej 4,000 km katrorë dhe që ndahet në copa të mëdha që lundrojnë në mënyrë të pakontrolluar. Sipas Reuters, shkencëtarët po përdorin pajisje nënujore për të matur temperaturën dhe kripësinë e ujit ndërsa uji i ëmbël që shkrihet nga akulli ndikon në detin përreth ishullit.

Përveç kësaj, ato do të regjistrojnë çdo efekt në planktonin e oqeanit që mund të ndikojë në furnizimin e specieve detare në zonë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!