“Ajo tha po”, deputeti australian i propozon partneres në parlament

schedule17:05 - 9 Mars, 2023

schedule 17:05 - 9 Mars, 2023

Deputeti australian, Nathan Lambert përdori fjalën në parlament për t’i propozuar partneres së tij, duke shkaktuar brohoritje dhe duartrokitje nga parlamentarët e tjerë. “Unë mendoj se ne duhet të martohemi,” i tha deputeti laburist partneres së tij Noah Erlich gjatë fjalimit të tij.

“Nuk do të nxjerr unazë tani, sepse nuk më lejohet. Por është ruajtur në mënyrë të sigurt dhe në fakt po planifikoj ta nxjerr në pah në mënyrë shumë romantike sonte në afërsisht 10 minutat mes fëmijëve që bien në gjumë dhe neve të rraskapitur nga lodhja, “tha Lambert.

Babai i dy fëmijëve i dhuroi Erlich një unazë pas fjalimit të tij. “Ajo tha po, gjë që ishte shumë e mrekullueshme,” tha ai./abcnews.al