Kryeministrja finlandeze Sana Marin është shfaqur në një festival rock-u që zhvillohet çdo vit në ishullin Ruissalo, dhe duket se rrjeti tashmë “është çmendur.” Marin u shfaq në Ruisrock me pantallona të shkurtra xhins, një xhaketë lëkure, një bluzë të zezë dhe çizme dhe komentet në mediat sociale rodhën lumë.
Fotoja kryetares së qeverisë finlandeze, që ditë më parë vizitoi edhe vendin tonë, është postuar pak orë më parë në llogarinë zyrtare të festivalit në Instagram.
Don’t even try to pretend that your prime minister is anywhere near as effortlessly cool as Sanna Marin at Ruisrock Festival this weekend ?? pic.twitter.com/D8FXay59Ea
— David Mac Dougall (@davidmacdougall) July 9, 2022
“Kryeministrja nr.1 e botës”, “Ajo është një legjendë,” “Bosslady” janë disa nga komentet me të cilat përdoruesit e platformës zgjodhën të shprehin admirimin e tyre, ndërsa emoji-t me zemër dhe zjarr nuk munguan.
Finnish Prime Minister, Sanna Marin, today at Ruisrock Festival. ?? Name a cooler Prime Minister…I’ll wait ? pic.twitter.com/cQnHkB1cgZ
— Very Finnish Problems (@VFinnishProbs) July 9, 2022
;
Kurse vetë Sana Marin ka postuar një foto nga festivali ku ka pozuar me bashkëshortin e saj, duke nënvizuar se “festat nisin sot”.
Edhe pse disa përdorues në mediat sociale postuan edhe fotot e Justin Trudeau , Jacinda Ardern dhe liderëve të tjerë, shumë pranuan se Marin qëndronte në krye. /abcnews.al/