Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti, ka qenë protagonist sot për ekipin danez, Vejle BK. 26-vjeçari ka shënuar golin e tretë në fitoren 4-0 të skuadrës së tij ndaj FC Southwest.
Një takim miqësor që i shërbeu të dyja skuadrave të kapin ritmin e duhur fizik, ndërsa për Ajetin, ky gol pasqyroi paraqitjen e mirë gjatë minutave që luajti.
Flitej shumë për një largim të qendërmbrojtësit 26-vjeçar nga ekipi danez, por deri më tani, jo vetëm që nuk është larguar, por nuk ngurron as të bëjë protagonistin, duke dashur të tregojë që ka ende vend në ekip./abcnews.al