Ajeti me skuadër të re, ish-mbrojtësi i Shqipërisë e rinis nga Danimarka

schedule18:58 - 18 Shkurt, 2020

schedule 18:58 - 18 Shkurt, 2020

Arlind Ajeti rikthehet të firmosë me një ekip dhe do të vazhdojë karrierën në Danimarkë. Ish-mbrojtësi i kombëtares kuqezi qëndron pushim prej korrikut të verës së kaluar, moment kur i dha fund aventurës me Grasshopers.

26-vjeçari ka arritur akordin me Vejle dhe është prezantuar nga skuadra që kryeson divizionin e dytë të futbollit danez. Objektivi i Vejle është rikthimi në elitë, teksa te kjo skuadër aktivizohen edhe Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli.

CV-ja e Ajetit flet vetë, edhe pse nuk është aktivizuar në gjysmën e dytë të vitit 2019. Shpresojmë të rikthejmë në formën më të mirë fizike lojtarin. Është e qartë që 19 ndeshjet me Shqipërinë dhe 41 takimet e zhvilluara në Serie A, janë një shprehje e qartë e kualitetit të Arlindit“, thekson Jacob Kruger, trajneri i Vejle. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!