Edhe “Camp Nou” do të shndërrohet në një qendër të madhe vaksinimi. Kjo është ajo që raportohet nga Spanja, teksa autoritetet kanë zgjedhur stadiumin mitik si hapësirën më të përshtatshme për të kryer vaksinimin masiv të popullatës në Katalunjë.
Në mediet spanjolle raportohet se po ndiqet shembulli i stadiumeve në Shtetet e Bashkuara, por duhet të themi se edhe vendi ynë ka qenë ndër të parët, që ka vendosur të bëjë këtë zgjedhje në lidhje me vaksinimin për Covid-19.
Ajo që bëhet me dije është se autoritetet qeveritare kanë biseduar me drejtuesit e Barçës në lidhje me hapjen e stadiumit për këtë qëllim dhe ata janë shfaqur bashkëpunues. Megjithatë, gjithçka mbetet në dorën e presidentit të ri, që zbulohet pas zgjedhjeve të 7 marsit. /abcnews.al