“Air Albania” do jetë plot, zbulohet sa do të jetë numri i tifozëve polak

schedule13:05 - 12 Tetor, 2021

schedule 13:05 - 12 Tetor, 2021

Shqipëria dhe Polonia do të ndeshen sonte në “Air Albania” në orën 20:45 në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022.

Për të dyja kombëtaret, kjo është ndeshja më e rëndësishme e grupit, pasi vendosen “themele” të forta për t’i përfunduar këtë kualifikuese në vendin e dytë, që do të thotë “Play Off”.

“Kuqezinjtë” nuk do ta kenë aspak të lehtë përballë një ekipi që renditet në vendin e 24 në ranglistën botërore dhe ka në gjirin e saj një nga sulmuesit më të mirë në botë momentalisht, Robert Lewandowskin.

Reja nuk do të ketë të gatshëm disa lojtarë të rëndësishëm, por ndër to, më shumë “dhembin” ato të Djimshitit dhe Sokol Cikalleshit.

Kombëtarja jonë do të ketë mbështetjen e madhë të tifozëve në stadium, pasi të gjitha biletat janë shitur prej ditësh, plot 22.000.

Së fundmi mësohet se edhe prania e tifozëve polakë nuk do të jetë e pakët, pasi pritet që në stadium të jenë rreth 1.000. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!