Legjenda e Milanit, Gennaro Gattuso, mori postin e trajnerit të Valencias në korrik 2022, por mund të zgjari vetëm deri në fund të janarit 2023.
Tre muaj pas largimit, gazetari Hector Gomez tregoi detajet e ndarjes së italianit me klubin spanjoll:
“Gattuso më tha në një mesazh privat se u largua sepse nuk mund ta duronte Lim [pronarin e Valencias]. Ai e gënjeu. Ai gjithashtu më tha se [drejtori sportiv i Valencias] Corona është një dinak dhe gënjeshtar dhe se është paguar vetëm për gjysmë viti në Valencia.
Divorci mes Valencias dhe Gattusos ndodhi pas ndeshjes me Valladolidin. Rino u takua me menaxhmentin dhe kontrata u ndërpre me marrëveshje të përbashkët.
Shumë tifozë të Valencias fajësojnë pronarin Peter Lim për gjendjen aktuale të klubit. Kundër tij mblidhen vazhdimisht protesta të shumta, por nuk sjellin asnjë rezultat. /G.D abcnews.al/