Giorgio Chiellini është ende në nivele të larta, por e di shumë mirë se kjo nuk do zgjasë shumë dhe Juventusi do duhet të kërkojë për një pasues të tij.
Në një intërvistë për mediet italiane, mbrojtësi tregon se kush do donte ta pasonte kur shprehet se mbrojtësi i Borussia Dortmund dhe Zvicrës, Manuel Akanji e ka intriguar gjithmonë.
“Kur unë të dal në pension, një vend do të hapet në mbrojtje. Kush mund të më pasojë? Më ka intriguar gjithmonë Akanji.
Mendoj se ai ka ende diçka për të dhënë, por ka nevojë për atë hap të fundit drejt majës. Unë jam një lojtar, por edhe vëlla i madh për shumë lojtarë te Juve pëqr shkak të moshës sime”, tha Chiellini. /abcnews.al