Ahmeti-Zaev arrijnë marrëveshjen për kandidatin në Presidenciale

schedule18:53 - 27 Shkurt, 2019

schedule 18:53 - 27 Shkurt, 2019

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe partneri shqiptar i koalicionit qeverisës, Ali Ahmeti kanë arritur një marrëveshje për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale të prillit. Lajmin e ka bërë të ditur vetëm kryetari i BDI-së, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook. “Sa po përfundova takimin me Zoranin, kryetarin e LSDM-së, me të cilin arritëm dakordësi për të mbështetur një kandidat të përbashkët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Ahmeti. Ai ka shprehur bindjen e tij se kjo marrëveshje do të gjejë mbështetjen e shumicës dërrmuese të qytetarëve. Ndërkohë, LSDM-ja e Zoran Zaev ka bërë të ditur se ditën e premte do të shpallë emrin e kandidatit për president. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!