Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ahmeti takim me Escobar, biseduan për ndryshimet kushtetuese dhe zhvillimet në Kosovë

schedule09:04 - 26 Gusht, 2023

schedule 09:04 - 26 Gusht, 2023

Kreu i BDI, Ali Ahmeti ka reaguar pas takimit me zv.ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Gabriel Escobar.

Mësohet se temat kryesore të bisedës kanë qenë ndryshimet kushtetuesi në Maqedoninë e Veriut si edhe zhvillimet në Kosovë.

Reagimi i Ahmetit:



Kisha kënaqësinë e veçantë të bashkëbisedoj sontë me zv. ndihmës sekretarin e shtetit Amerikan ?? z. Gabriel Eskobar.

Ndryshimet kushtetuese në vendin tonë dhe zhvillimet në Kosovë ishin temat kryesore të bisedës.

Eskobar shprehu mbështetje të plotë për integrimin europian të vendit i cili realizohet nëpërmjet të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa unë theksova gatishmërinë tonë të plotë për ti prirë këtij procesi.

Kosova ishte shqetësim i përbashkët i joni, me ç’rast të dy vlerësuam që Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë është historike dhe duhet të zbatohet pa asnjë vonesë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku më i vyer dhe i çmuar jo vetëm i Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarëve dhe tërë rajonit, por shqiptarët në veçanti janë mirënjohës për rolin dhe kontributin amerikan për liri, paqe dhe demokraci dhe ky vlerësim i të gjithë neve nuk lëkundët dot./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!